Politika 9 July 2024, 15:45 Nga VNA

Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Lartë shtyu për në datën 16 korrik shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi kundër masës së sigurisë “arrest në shtëpi” ku po mbahen prej muajsh.

Të dy, si Berisha ashtu dhe Malltezi kanë paraqitur kërkesë që anëtarët e trupës gjykuese të heqin dorë nga gjykimi i cështjes së tyre.

Trupa gjykuese përbëhet nga Sokol Binaj relator dhe anëtarë Ilir Panda e Sandër Simoni.

Berisha dhe Malltezi janë duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion lidhur me procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme