Politika 9 July 2024, 13:27 Nga VNA

PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj

Në konferencën e kryetarëve PS dhe PD kanë rënë dakord për rezolutën ndaj Greqisë, kërkesë e grupit parlamentar të PDIU për ti kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.

Debati për këtë rezolutë do të mbahet në seancën e datës 18 korrik dhe më pas do të kalojë për votim.

“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Të dy vendet tona janë anëtarë të NATO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë të përbashkët” tha Idrizi

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme