Politika 5 July 2024, 19:34 Nga VNA

Pas 11 vitesh, Rama dhe Berisha përballen sërish në 4 gusht

Ndaje në Whatsapp
Pas 11 vitesh, Rama dhe Berisha përballen sërish në 4 gusht

Që prej humbjes së zgjedhjeve në 2013, Sali Berisha dhe Edi Rama do të përballen për herë të parë në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës. Prej asaj kohe e deri më sot, Sali Berisha nuk ka qenë “de jure” kryetar i PD, ndërkohë që dy vitet e fundit i është dashur të garojë me siglën e LSI.

Në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Mes debatesh politike dhe juridike, çështja Beleri ka marrë drejtim për ti çuar qytetarët e Himarës sërish në zgjedhje, pak më shumë se 1 vit më pas arrestimit të Fredi Belerit. Ky i fundit kandidoi si përfaqësues i forcave opozitare.

Por 1 vit më pas, opozitës i duhet të përballet sërish me mashorancën. Ndërsa e ka konsideruar farsë çështjen Beleri, këtë herë ajo do të ketë avantazhin që grupimi Sali Berishës do të ketë vulën dhe logon zyrtare të PD. Pas thuajse 3 vjet sherresh dhe debatesh të brendshme, Sali Berisha do të përballet me Edi Ramën njëri si kryetari zyrtar i opozitës dhe tjetri si kryeministër.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme