Politika 5 July 2024, 14:55 Nga VNA

Protesta para Bashkisë së Tiranës zgjat 1 orë pa përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp
Protesta para Bashkisë së Tiranës zgjat 1 orë pa

Protesta e 15-të e Partisë Demokratike para Bashkisë së Tiranës, kësaj rradhe ka zgjatur më pak se 1 orë.

Edhe sot nuk kanë munguar incidentet e vogla, përfshi edhe djegien e disa gomave, dhe hedhjen e objekteve drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, por nuk ka pasur përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Policia ka ndërhyrë për të fikur flakët që iu vendosën gomave, ndërsa kanë vijuar akuzat në drejtim të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe SPAK.

Ndërkohë nga mesazhet e dhëna dukej më shumë si një protestë që synonte t’i bëhej thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare të 11 korrikut.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme