Politika 4 July 2024, 12:04 Nga VNA

Akuzat për këshilltarin rumun të Ramës/ Bledi Çuçi: Kur mësuam se ishte i korruptuar, kryeministri e ka larguar

Ndaje në Whatsapp
Akuzat për këshilltarin rumun të Ramës/ Bledi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi iu është përgjigjur akuzave të opozitës për këshlltarin rumun të kryeministrit Edi Rama, agjenti i sigurimit të Rumanisë, Florian Coldea, i hetuar për korrupsion në vendin e tij.

Çuçi tha se sapo është mësuar ky fakt, kryeministri Rama e ka shkarkuar nga detyra.

“Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente me gradën gjeneral i një vendi të BE, ka udhëhequr procese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Rumani. Kryeministri shqiptar e ka marrë kur nuk ishte në këtë pozicion. Nëse akuzohet në vendin e tij, është çështje e Rumanisë, jo e Shqipërisë. Kur është mësuar një gjë e tillë, kryeministri e ka larguar”, tha ai

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme