Politika 30 June 2024, 20:02 Nga VNA

PS dhe PD ndeshje kundër Kosovës/ Kapiten Çuçi, në portë Dash Sula

Ndaje në Whatsapp

Nuk i bashkon asnjë nismë parlamentare por futbolli ka bërë bashkë deputetët e PD dhe PS. Në Prishtinë përballe ekipit të futbollit të parlamentit të Kosovës, deputetët shqiptarë kanë shfaqur përgatitjen e tyre fizike. Që le për të dëshiruar po aq sa ajo në sallën e parlamentit.

Në skuadrën e Shqipërisë luajnë Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Xhelal Mziu

Eduard Shalesi, Florenc Spaho, Bledi Çuçi

Saimir Korreshi, Dash Sula, Xhemal Qefalia, Geldis Çeliku.

Portier për Shqipërinë ishte Dash Sula që fakt nuk u paraqit në formën e duhur, pasi Kosova shënoi 2 gola që në pjesë të parë.Ndeshja përfundoi 5-0 për Kosovën.

Por çudia më e madhe ishin dy lojtarë të parlamentit shqiptar që gjatë ndeshjes mbajtën syze: Bledi Çuçi dhe Saimir Korreshi.

Në stolin e tifozëve në mbështetje të ekipit shqiptar ishte Gazment Bardhi dhe Helidon Bushati.

 

 

Ndeshja po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme