Politika 28 June 2024, 22:13 Nga VNA

Deklarata për kryeministër të PD nga diaspora/ Argita Malltezi i tërheq veshin Bardhit: Eksperiment i rrezikshëm

Ndaje në Whatsapp
Deklarata për kryeministër të PD nga diaspora/ Argita Malltezi i

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka propozuar që Partia Demokratike në zgjedhjet e ardhshme të përfaqësohet me një kandidat nga diaspora për kryeministër.

“Kandidati për kryeministër nuk është çështje protagonizmi, por çështje përgjegjësie e secilit prej nesh brenda PD dhe përsëris që nuk është vendimmarrje individuale, por e strukturave brenda partisë. Nëse më pyet mua, unë do doja që të ishte një figurë që vjen tërësisht nga jashtë politikës.Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së parties” – u shpreh Bardhi.

Por mesa duket Bardhi i ka hedhur këto deklarata pa i marrë leje Sali Berishës. Kjo pasi vajza e ish kryeministrit, Argita Malltezi e ka hedhur poshtë idenë e Gazit që PD të paraqitet me kandidat nga diaspora, duke e konsideruar si një eksperiment të rrezikshëm. Sipas saj, kjo gjë mund të bëhet vetëm kur PD të fitojë zgjedhjet, duke lënë të kuptohet me Berishën në krye.

“Mendoj që është një eksperiment i patestuar, por edhe i rrezikshëm në një farë mase, sepse vlerësimi me realizëm i situatës autokratike në të cilën ndodhet Shqipëria, i eliminimit të zgjedhjeve të lira, për shkak të masave represive të Ramës me të gjitha format, me drejtësinë, në kapjen e financave publike etj, e bën të pamundur një gjë të tillë. E kam dëgjuar idenë, por kam menduar se bëhet fjalë për një kryeministër pas fitorës së zgjedhjeve, sepse atëherë, kuptohet që është fare e mundur si alternativë”- tha zonja Malltezi.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme