Politika 28 June 2024, 17:40 Nga VNA

OMONIA i cilëson të pabesueshme rezultatet e censusit: Synonte tkurrjen artificiale të minoritetit grek

Ndaje në Whatsapp
OMONIA i cilëson të pabesueshme rezultatet e censusit: Synonte

Unioni Demokratik i Minoritetit Grek, ka reaguar në lidhje me rezultatet e Cencusit, duke i cilësuar të pabesueshme dhe deklaron se i refuzon. Në një njoftim për mediat, OMONIA shprehet se procesi ishte i pabesueshëm dhe synonte në politika të tkurrjes artificiale të kapaciteteve të minoritetot grek.

"E refuzojmë atë meqënse procesi ishte i pabesueshëm dhe një herë akoma synonte në politika të tkurrjes artificiale të kapaciteteve të MEG dhe për më tepër në vijimin e politikave të diskriminimit, represionit dhe zhbërjes së tij, në veçanti në treva të caktuara dhe në elementë përbërës të tij aty ku shteti në mënyrë abuzive refuzon t’i njoh dhe sanksionojë si të tilla. Posaçërisht duam të shprehim shqetësimin përsa i përket dimensionit të tablosë përbërjes fetare që sot prezantoi Autoriteti Statistikave. Meqënse shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Minoritetit Etnik Grek dhe komunitetet e saj lokale i përkasin Kishës Orthodhokse, nuk mundemi të mos denoncojmë persistencën për të fiksuar e madhësisë numerike për Orthodhoksët, larg realitetit dhe atyre sa konfirmohen historikisht. Nuk është ogur i mirë për bashkëekzistencën paqësore në vend dhe as i shërben imazhit të mirë që ka nevojë” " – thuhet ndër të tjera në dekleratë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme