Politika 3 July 2024, 21:04 Nga VNA

Berisha ultimatum Bashës: Dorëzo adresat e Facebook, Instagram dhe Tik Tok të partisë, ose do të denoncojmë në SPAK

Ndaje në Whatsapp

Pasi i mori vulën e Partisë Demokratike, Sali Berisha tashmë i kërkon Lulzim Bashës të dorëzojë dhe faqet e Facebook, Instagram dhe Tik Tok të partisë.

Nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, i ka drejtuar një letër Bashës, ku i kërkon që të dorëzojë brenda 3 ditësh adresat në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, si dhe të mos përdorë logon e PD-së.

Noka në letër Noka gjithashtu i kërkon Bashës që të mos përdorë asnjë aset të Partisë Demokratike, të dorëzojë llogaritë bankare në emër të kësaj partie, sikundër të mos përdorë fondet që i përkasin kësaj partie, për pagesat e zyrave me qera.

Nëse nuk merr parasysh kërkesën e tij, Noka i kujton Bashës se përballet me një kallëzim penal në SPAK.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme