Politika 1 July 2024, 10:11 Nga VNA

Skandali tek Onkologjiku, reagon për herë të parë Rama: Krim kundër njerëzimit, masa ndaj mjekëve

Ndaje në Whatsapp

Për herë të parë pas skandalit tek "Onkologjiku" ka reaguar Rama ne një takim me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Kryeministri e ka konsideruar ngjarjen si krim kundër njerëzimit dhe njerëzores.

Ky spital nuk ka asgjë më pak se spitalet e Europës. Të mos jesh në lartësinë e detyrës është hall i madh, por të kesh marrë diplomën e licencën e të përdorësh uniformën më delikate të shtetit si maskat e bandave për të nxjerrë para me gjakun e ilaçet e të sëmurëve, është krim kundër të gjithë njerëzimit.

Koha e heronjve i ka lënë vendin një kohe tjetër”, tha ai.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu njoftoi se do të ndalohet që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.Po ashtu tha se mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi apo niveli.

"Individët që njollosin institucionin do të ndalohet të veshin bluzën bardhë gjatë gjithë jetës. Nuk thashë disa nga afatet për masat e shkelura, sepse janë ende në diskutim edhe për disa ditë. Kjo ngjarje e rëndë do përbëjë një mësim të paçmuar për të punuar për shëndetësinë europine 2030”, tha ajo.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme