Politika 5 July 2024, 12:45 Nga VNA

KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

Ndaje në Whatsapp
KQZ i heq mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit

KQZ i ka hequr mandatin e kryebashkiakut Fredi Belerit. Ky ishte një vendim i pritshëm nga ana e KQZ, gjë që e konfirmoi edhe vetë Beleri gjatë fjalës së tij. Ai tha se ishte i vetëdijshëm që do t’i hiqej mandati.

“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin. KQZ vendos që t’i heqë mandatin Fredi Belerit” - tha Celibashi ndër deklaroi mbylljen e seancës.

GJKKO i rrëzoi disa herë kërkesën Belerit për t’u betuar, duke bërë që ai të humbiste dhe mandatin e kryebashkiakut.

Në këto kushte, KQZ do të duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, ndërsa aktualisht institucioni drejtohet nga një kryetar i komanduar, Arqile Bollano.

Beleri siguroi votat dhe fitoi zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Himarës, por dy ditë para se të mbaheshin lokalet, u arrestua për blerje votash, ndërsa është dënuar me 2 vite burg.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme