Politika 5 July 2024, 14:44 Nga VNA

Elisa Spiropali me hartim poetiko-filozofik para studentëve: E tashmja nuk ekziston, e shkuara dhe e ardhmja po!

Ndaje në Whatsapp
Elisa Spiropali me hartim poetiko-filozofik para studentëve: E tashmja nuk

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, njihet për deklaratat e bujshme që bën në publik, ku një prej tyre është edhe ajo ku cilëson shefin e saj, kryeministrin Rama si Skënderbe.

Një deklaratë poetiko-filozofik, Spiropali ka bërë edhe ditën e sotme para studentëve të sapodiplomuar në Tiranë.

“Ju të dashur djem dhe vajza, ju që sapo mbaruat studimet universitare dhe pas pak do të lini shkollën për t’u ndeshur me tallazet e jetës, ju jeni e ardhmja. Thonë se e ardhmja dhe e shkuara nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm e tashmja. E kanë gabim! E tashmja nuk ekziston. E tashmja nuk është veçse e shkuara që kërcënon dhe e ardhmja që premton” – u shpreh Elisa Spiropali.

Me një hartim poetik shkruar në planetin e Rilindjes ku nuk flitet për largimet e mijëra të rinjve, për zbrazjen nga truri dhe ku nuk lexohen madje as shifrat që vetë INSTAT-i i Elisës publikoi një javë më parë!

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme