Politika 10 July 2024, 10:28 Nga VNA

Zhdukja e instagramit të Veliajt ditën kur u publikuan pjesë hetimore nga dosja e SASPAK, a ishte vërtet hakerim?

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e instagramit të Veliajt ditën kur u publikuan pjesë
Ditën e hënë u bënë publike një pjese tjetër të dosjes hetimore të SPAK për vjedhjen e fondeve të SASPAK, ku ndër të tjera binte në sy fakti se agjentët e BKH kanë vëzhguar edhe rrjetet sociale për të marrë të dhëna për abuzimet me organizimin e aktiviteteve apo dhe më shumë.

Çuditërisht po në këtë ditë zhduket edhe instagrami i Erion Veliajt, i cili po ashtu është familjarisht në hetim pasuror nga SPAK. Me të drejtë lind pyetja: mos ndoshta Veliaj ka të njëjtat halle si Beqja dhe Kumbaro, me aktivitete të ngjashme të publikuara në instagram? (E ku tjetër)

Një hakerues kur vjedh llogarinë e dikujt që ka shumë ndjekës si në rastin e Veliajt e bën për një qëllim të caktuar. Ose e bën për qëllime përfitimi, siç ishte rasti i hakerimit të profilit të Kastriot Islamit ku u përdor për të mashtruar ndjekësit për bitcoin. Ose e bën për t’u hakmarrë duke postuar përmbajtje të pahijshme për të turpëruar profilin e hakeruar. Por rasti i Veliajt është unik. Sepse hakeruesi ka fshirë çdo postim. Dhe vështirë të besosh që dikush ka shpenzuar kohë dhe jo vetëm për t’u bërë fshesa me korrent e profilit të Veliajt.

Për më tepër kur bëhet fjalë për njeriun që ka një zyrë të posaçme me dhjetëra punonjës për menaxhimin e rrjeteve sociale dhe në disa raste e ka përdorur këtë zyrë për të sulmuar faqe që shkruajnë kundër tij. Edhe më e vështirë bëhet kur mendon që Acromax, xhandari i videove në rrjete sociale që kritikojnë kryebashkiakun, është 24 orë në 24 në shërbim të Veliajt.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme