Politika 12 July 2024, 20:01 Nga VNA

Berisha nuk pret më, kërkon në Strasburg lirimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Berisha nuk pret më, kërkon në Strasburg lirimin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut për të kërkuar lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Avokatët e ish kryeministrit i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj.

Berisha i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar ne parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë

Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg, pa shteruar dhe pa pritur edhe kushtetuesen . Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme