Politika 15 July 2024, 09:46 Nga VNA

Zgjedhjet në Himarë/ PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Himarë/ PS padit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve
Zgjedhjet e pjeshme vendore në Himarë bëhen objekt gjykimi ne Kolegjin Penal. Është partia socialiste e cila ka depozituar kërkesë padi kundër  Komisioni Regullator në KQZ për mosmiratimin e afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e 4 gushtit. Socialistët kërkojnë "Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”. Në Himarë do të mbahen zgjedhjet pas përfundimit të mandatit të Alfred Belerit që u dënua për shitblerje votash. Në garë për kryebashkiakë janë Vangjel Tavo e Petro Gjikuria.  

NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e GjykatësAdministrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues përgjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024Regjistrimi, me:

PADITËSE:  Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR:  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI:  - Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

                     - Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do tëzhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

 Tiranë, më 15.07.2024

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme