Politika 22 July 2024, 17:54 Nga VNA

Protesta e opozitës nga molotovi dhe djegia e gomave para bashkisë, tani tek hedhje letrash në mbledhje me Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Protesta e opozitës nga molotovi dhe djegia e gomave para bashkisë,

Pas teatrit politik me protesta, djegie gomash dhe shtyrje me policinë para bashkisë së Tiranës ku kërkohej dorëheqja e Erion Veliajt nga ana e opozitës së Berishës dhe Metës, çiditërisht sot këshilltarët opozitarë vendosën ta bëjnë pushim dhe të zhvillojnë mbledhje me kryebashkiakun e Tiranës.

Por për të fshehur këtë qëndrim të dyfishtë të opozitarëve, mendoi këshilltari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili pasi mbledhja vijoi për minuta të tëra e qetë, mori fjalën duke bërë pak zhurmë në momentin kur Erion Veliaj po mbante fjalimin e programuar.

Blushi i cili hipte sipër kokave të policëve për të na treguar se kërkesën e dorëheqjes të Veliajt e kishte seriozisht, sot pasi dëgjoi dhe pa miratimin e kërkesave të tij, u kujtua që të indinjohet dhe t’i hidhte ca letra kryebashkiakut të Tiranës.

Ndërsa kryetari i bashkisë nga ana tjetër bëri si gjithmonë viktimën duke i thënë se kjo është mungesë edukate.

Pjesë nga debati: 

Blushi: Po ju kërkoj me mirësjellje të respektoni procedurën

Kuko: Ju lutem zoti Blushi lejoni të mbarojë kryetari pastaj…jemi në momentin kur po parashtron kryetari…Blushi po ndërprisni seancën, po ju tërheq vëmendjen. Mos ndërprisni mbledhjen

Zoti Blushi mos ndërprisni seancën.

Veliaj: Kjo është mungesë edukate, më ngatërron me atë të bllokut.

(Blushi qëllon me letra)

Veliaj: Jeni komplet i paaftë

Kuko: Blushi jeni i ftuar të lini sallën, mbledhja ndërpritet. Policia bashkiake ju lutem

 

Kaq ka mjaftuar që mbledhja të mbyllet dhe të gjithë të dalin të fituar: Erion Veliaj duke miratuar kërksat që kishte në plan dhe duke vazhduar i qetë me axhedën e tij në bashki, ndërsa opozitarët që do digjnin bashkinë duke hedhur ca letra sa për të bërë dy lajme në media e për të na treguar se po bëjnë opozitë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme