Politika 18 June 2026, 14:14 Nga VNA

PD i lexon nenin 66 të Rregullores, por Niko Peleshi nuk pezullon seancën…

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-18 at 2.08.45 PM.jpeg

Në kulmin e tensioneve në Kuvend dhe në solidaritet me protestën e flamingove, opozita kërkoi në sallë zbatimin e nenit 66 të Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon pezullimin ose mbylljen e seancës plenare kur cenohet seriozisht rendi i punimeve dhe krijohet kaos.

Neni 66 përcakton se në rast se në sallën e seancës plenare shkaktohet kaos dhe nuk merren parasysh thirrjet për ruajtjen e rendit, drejtuesi i seancës lë vendin e tij dhe seanca konsiderohet e pezulluar. Nëse pas rifillimit të saj kaosi vazhdon, drejtuesi mund ta pezullojë për një kohë të caktuar ose ta mbyllë atë.

Mbi bazën e këtij neni, më shumë se një herë opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancave, duke argumentuar se në sallë është krijuar kaos. Pikërisht me këtë nen, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, se në vend të pezullimit të seancës ka kaluar drejtpërdrejt në votimin e ligjeve, pa lejuar diskutimin mbi to.

Ky ishte gjithashtu një nga nenet që Gazment Bardhi përfshiu në shkresat e dërguara ambasadave, ku rendiste ato që ai i konsideronte shkelje të Rregullores së Kuvendit nga ana e Niko Peleshit. Deri më sot, nuk ka pasur një përgjigje publike nga Kryetari i Kuvendit lidhur me këto akuza.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme, Niko Peleshi u dëgjua disa herë të deklaronte se Rregulloren e interpreton Kryetari i Kuvendit.

Por kjo nuk është plotësisht e saktë. Gjatë zhvillimit të seancës plenare, Rregulloren e interpreton drejtuesi i seancës, i cili mund të jetë edhe një nënkryetar i Kuvendit. Pra, Niko Peleshi e interpreton Rregulloren vetëm kur drejton seancën dhe jo kur ndodhet jashtë vendit, për shembull në një vizitë me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Pyetja që ngre opozita mbetet e njëjta: përse Niko Peleshi nuk po zbaton nenin 66 të Rregullores së Kuvendit?

Ashtu siç ka pretenduar, kërkuar dhe vazhdon të presë Gazment Bardhi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme