Politika 18 June 2026, 12:15 Nga VNA

Partia e “degdis” Marjana Koçekun në fund të sallës, vendin e saj e zë Briseida Çakërri

Ndaje në Whatsapp
Partia e “degdis” Marjana Koçekun në fund të

Deputetja Marjana Koçeku mungoi në seancën plenare të kësaj të enjteje, vetëm pak ditë pasi shpalli largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në sallën e Kuvendit, vendi ku ajo ishte ulur deri më tani nuk ishte më i lirë.

Karrigia e saj ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri, një lëvizje që u vu re menjëherë në sallë dhe që u interpretua si një sinjal i qartë i distancimit të shumicës nga deputetja e Shkodrës. Ndërsa Koçeku nuk ishte e pranishme, ndryshimi i vendit të saj në sallë tërhoqi vëmendjen mes zhvillimeve të fundit politike që pasuan largimin e saj nga PS.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme