Politika 18 June 2026, 10:28 Nga VNA

Gogu për rastin e Marjana Koçekut: Nëse ka kërcënime nga krimi i organizuar, Policia dhe SPAK duhet të veprojnë urgjentisht

Ndaje në Whatsapp
Gogu për rastin e Marjana Koçekut: Nëse ka kërcënime

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi lidhur me deklaratat e deputetes socialiste Marjana Koçeku, e cila la të kuptohej se po përballej me kërcënime nga fisi Bajri.

Duke folur për mediat jashtë Parlamentit, Gogu tha se kur një deputet sinjalizon për një kërcënim, çështja nuk duhet parë si lajm politik, por si një çështje që i takon shtetit të së drejtës.

“Kur një deputet sinjalizon për një kërcënim, nuk është lajm politik. Besoj që ky është lajm që i takon shtetit të së drejtës dhe jam i bindur që të gjitha institucionet me pushtet për të luftuar krimin e organizuar, nëse është një rast i tillë, duhet të zbatojnë urgjentisht detyrat e tyre”, tha Gogu.

Ministri theksoi se çështja i takon organeve hetimore dhe ligjzbatuese, duke përmendur Policinë e Shtetit dhe SPAK-un, ndërsa shprehu edhe solidaritetin me deputeten socialiste.

“Kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si policia apo SPAK-u. Shpreh solidaritetin me kolegen time dhe meriton vëmendje shtetërore”, u shpreh ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme