Politika 18 June 2026, 11:00 Nga VNA

“Kush ju caktoi përfaqësues në parlamentin europian?” Balla ironizon Tabakun ndërsa seanca përfshihet në debate për protestën

Ndaje në Whatsapp
“Kush ju caktoi përfaqësues në parlamentin europian?”

 

Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tensione dhe përplasje politike, teksa kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për të dhënë dorëheqjen ose të përballet me një mocion votëbesimi.

Pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, deputetët demokratë u ngritën nga vendet e tyre dhe rrethuan Berishën në foltore. Situata u qetësua vetëm pasi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, pranoi t’i jepte edhe tre minuta kohë kreut të PD-së.

Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se Kuvendi nuk mund të merret me çështje të tjera përveç asaj që ai e quajti “axhenda e protestës së qindra mijëra shqiptarëve”, duke pretenduar se kjo axhendë ishte mbështetur edhe nga Parlamenti Europian.

Por reagimi i mazhorancës erdhi nga ministri Taulant Balla, i cili ironizoi pretendimin se opozita përfaqëson protestuesit. Duke iu referuar edhe eurodeputetes Jorida Tabaku, Balla tha se askush nga protestuesit nuk e kishte mandatuar atë për të çuar kërkesat e tyre në Parlamentin Europian.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së sfidoi gjithashtu Sali Berishën, duke i kujtuar se, megjithëse flet çdo ditë në emër të protestës, ai vetë nuk ka marrë pjesë në tubimet qytetare dhe e ftoi që të shkojë në protestën e mbrëmjes.

Përplasja në Kuvend vjen në një moment kur protesta qytetare ka hyrë në javën e tretë dhe raporti i opozitës me lëvizjen në rrugë vazhdon të mbetet një nga temat më të debatueshme në politikën shqiptare.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme