Politika 15 May 2024, 09:24 Nga VNA

Meta: Rilindja i ka shpallur luftë familjes, duhen politika sociale

Ndaje në Whatsapp

Familja shqiptare është më e rrezikuar se kurrë ka deklaruar kreu i PL Meta, në ditën ndërkombëtare të familjes.

Meta shtoi se duhen politika më konkrete sociale dhe ekonomike për ruajtjen e familjes.

 

Postimi i plotë:

 

Dita Ndërkombëtare e Familjes e gjen familjen shqiptare më të rrezikuar se kurrë nga sekti i “Rilindjes” që i ka shpallur luftë dhe po bën çdo përpjekje për shkatërrimin dhe zhbërjen e vlerave të saj.

Ky është sulm kundër identitetit kombëtar sepse ky është thelbi i axhendës së qëllimshme të “Rilindjes” për shpopullimin e Shqipërisë.

Është kjo rrymë çnjerëzore që synon të denatyrojë dhe asgjësojë familjen shqiptare me “Prindi 1 dhe Prindi 2” duke tentuar në mënyrë kriminale dhe antikombëtare për të shndërruar vendin në një fermë laboratorike të internacionales së surrogacisë.

“Rilindja” sot ngjason me një re të rrezikshme karkalecash që u është turur me oreks të papërmbajtur të korrave dhe bereqetit për t’i shfarosur.

Kështu është sjellë “Rilindja” për 11 vite me shqiptarët, familjet e tyre dhe me pasuritë publike e natyrore të Shqipërisë.

Ky është vendi shqiponjave dhe ne kurrë nuk do të lejojmë të kthehet në tokën e insekteve pa identitet.

Për ne Familja ka qenë e shenjtë dhe do të mbetet e shenjtë!

E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të Familjes, si dhe do të vijoj të promovoj mbajtjen e shëndoshë të saj.

Shqipëria ka nevojë për më shumë familje të reja dhe të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike.

Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus janë “ilaçi” që ndalin shpopullimin, mbrojnë Familjen dhe Kombin!

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme