Bota 28 February 2025, 17:31 Nga VNA

Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes kërcënimit për tarifa

Ndaje në Whatsapp
Meksika i dorëzon autoriteteve amerikane bosët e drogës, mes

Meksika dorëzoi të enjten figura të njohura të botës së krimit tek autoritetet amerikane, pjesë e një ekstradimi të beftë që përfshiu rreth 30 të dënuar me burg apo të tjerë në paraburgim, të akuzuar për lidhje me kartelet e dhunshme të drogës.

Disa janë drejtues të hershëm bandash, që mbretëruan mbi rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës dhe heroinës dekada më parë. Të tjerë, drejtues shumë më të rinj, të angazhuar kohët e fundit në trafikimin e sasive të mëdha të fentanilit vdekjeprurës drejt SHBA-ve.

Autoritetet meksikane konfirmuan se zyrtarët i dorëzuan SHBA-ve 29 figura të njohura të karteleve të drogës. Vendimi vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj gjitha mallrave meksikane, që siç tha ai sot (e enjte) do të hyjnë në fuqi më 4 mars.

Ky është ekstradimi më i pazakontë dhe më i madh ndër vite ndërmarrë nga Meksika.

Prokurorja e Përgjithshme Pamela Bondi, në një deklaratë me shkrim, konfirmoi se Shtetet e Bashkuara kishin marrë në dorëzim 29 figura të botës së krimit.

Të paktën dy prej tyre – përfshirë Rafael Caro Quinteron, i cili dyshohet si një nga përgjegjësit për vrasjen e një agjenti amerikan kundër narkotikëve në vitin 1985 – do të dalë të premten para gjykatës federale në Bruklin, sipas një personi në dijeni të çështjes.

Po kështu u dorëzuan emra të tjerë të trafikut të drogës, si Antonio Oseguera Cervantes - vëllai i bosit më të kërkuar të drogës në Meksikë, Nemesio Oseguera Cervantes, i cili drejton kartelin më të fuqishëm 'Jalisco New Generation'.

Autoritetet amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për çdo informacion që çonte në arrestimin e Nemesios, i njohur si "El Mencho".

Autoritetet amerikane thonë se 'Jalisco New Generation' është një nga dy bandat kryesore meksikane të drogës, së bashku me kartelin famëkeq 'Sinaloa', përgjegjës për futjen e fentanilit në SHBA gjatë viteve të fundit.

Një figurë e rangut të lartë në krahun e kartelit 'Sinaloa' të udhëhequr nga djemtë e Joaquin "El Chapos" Guzman Loera, Jose Angel "El Guerito" Canobbio, ishte gjithashtu në mesin e atyre që u dorëzuan nga autoritetet meksikane.

Ekstradimi masiv shënon një përshkallëzim të ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Mes viteve 2019 dhe 2023, Meksika i ka dorëzuar SHBA-ve mesatarisht rreth 65 të dyshuar për krime në vit, sipas të dhënave të siguruara nga një zyrtar amerikan./VOA

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme