Bota 25 February 2025, 23:38 Nga VNA

Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA për mineralet e rralla, Zelensky pritet të takojë Trump

Ndaje në Whatsapp
Arrihet marrëveshja mes Ukrainës dhe SHBA për mineralet e rralla,

Ukraina ka rënë dakord për kushtet me Shtetet e Bashkuara për marrëveshjen për mineralet e rralla, bën me dije një burim i qeverisë ukrainase për BBC.

Nga pala amerikane ende nuk ka një konfirmim.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të zhbllokojë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, pas javësh shkëmbimesh gjithnjë e më të tensionuara.

Po sipas të njëjtit burim, Volodymyr Zelensky planifikon të udhëtojë në Uashington të premten për të takuar Donald Trump. Data e takimit ‘kokë më kokë’ është propozuar nga pala amerikane.

Pse SHBA dëshiron akses në mineralet e Ukrainës

Mineralet kritike “janë themeli i ekonomisë së shekullit të 21”, sipas shkencëtarit politik Dr Robert Muggah.

Mineralet luajnë rol kyç për energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën industriale, thotë ai, si dhe luajnë “një rol strategjik në rritje në gjeopolitikë dhe gjeo-ekonomi”.

Gjithashtu SHBA-ja është e prirur të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina, e cila aktualisht kontrollon rreth 75% të depozitave të tokës së rrallë në botë, sipas Grupit të Investimeve Gjeologjike.

Kina gjithashtu ka kufizuar më parë eksportet e saj të mineraleve në SHBA, përpara se të ndalonte eksportin e disa mineraleve në dhjetor.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme