Bota 26 February 2025, 15:13 Nga VNA

Milorad Dodik dënohet me burg

Ndaje në Whatsapp
Milorad Dodik dënohet me burg

 Një gjykatë në Sarajevë e dënoi të mërkurën presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik me një vit heqje lirie, nën akuzat se ka sfiduar vendimet e një zyrtari ndërkombëtar që mbikëqyr paqen në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjykata vendosi poashtu një masë sigurie që parasheh ndalimin e ushtrimit të detyrës së presidentit të Republikës Serbe për gjashtë vjet, nga data kur vendimi bëhet i formës së prerë.

Milorad Dodik, udhëheqës i entitetit serb të Bosnjës u akuzua në vitin 2023 për nënshkrimin e ligjeve që pezullonin vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të dërguarit ndërkombëtar për paqen, Christian Schmidt.

Milorad Dodiku, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka paralajmëruar se një vendim dënues mund të çojë ne vendimin e Republikës Serbe që të bllokojë punën e qeverisë qendrore dhe të tërhiqet nga gjyqësori shtetëror dhe forcat e armatosura të Bosnjës.

Ai kishte paralajmëruar më parë se dënimi i tij mund të çojë në shpërbërjen e vendit dhe formimin e një bashkimi dhe konfederate monetare me Serbinë fqinje.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme