Bota 26 February 2025, 22:28 Nga VNA

Politika e SHBA, lufta në Ukrainë/ Merz nuk humb kohë pas fitores të zgjedhjeve në Gjermani, takon Macron në Paris

Ndaje në Whatsapp
Politika e SHBA, lufta në Ukrainë/ Merz nuk humb kohë pas fitores

Disa ditë pasi blloku i tij CDU/CSU siguroi fitoren në zgjedhjet kombëtare, lideri i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës një vizitë të papritur në Paris, për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron.

Vizita, e raportuar nga ”Politico” dhe tabloidi gjerman ”Bild”, pritet të përfshijë diskutime mbi ndryshimin e fundit në politikën e SHBA për luftën në Ukrainë si dhe mbrojtjen evropiane.

Udhëtimi shënon daljen e parë jashtë vendit të Merz që nga aleanca e tij e qendrës së djathtë, CDU dhe CSU, fitoi zgjedhjet e së dielës me 28,5% të votave.

Negociatat për të formuar një koalicion me socialdemokratët (SPD) e kancelarit në largim, Olaf Scholz do të fillojnë në një kohë kritike për Evropën, me liderët e shqetësuar se presidenti i SHBA Donald Trump mund të përfundojë një marrëveshje paqeje me Rusinë pa përfshirjen evropiane.

Macron vizitoi Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa miratimin e Ukrainës.

Presidenti francez informoi udhëheqësit e BE-së për vizitën e tij në një video-telefonatë të mërkurën.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në Bruksel më 6 mars për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme