Bota 26 February 2025, 23:25 Nga VNA

Marrëveshja për mineralet/ Trump: Ukraina do të fitojë siguri në mënyrë automatike

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja për mineralet/ Trump: Ukraina do të fitojë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sonte se marrëveshja e mineraleve “është një marrëveshje e madhe edhe për Ukrainën”, sepse Kievi do të sigurojë garancinë e sigurisë në mënyrë automatike pasi SHBA të nisë punën.

“Ne do të jemi në tokë dhe në këtë mënyrë do të ketë siguri automatike sepse askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit tanë kur jemi atje,” tha ai.

I pyetur nëse presidenti rus Vladimir Putin do të duhet të bëjë ndonjë “lëshim” në një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, presidenti amerikan tha “po, ai do ta bëjë”.

Më tej Trump e cilësoi Putinin si “një person shumë të zgjuar”, dhe e përshkroi liderin rus si “dinak”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme