Politika 31 August 2026, 10:50 Nga VNA

KPP “shpëton” tenderin 340 mijë euro të Celibashit/ Kriteret si “kostum me porosi”, por KPP mbyll sytë para elefantit në dhomë

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) i ka dhënë dritën e gjelbër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtuar nga Ilirjan Celibashi, për të vijuar procedurën e tenderit me vlerë 34.3 milionë lekë pa TVSH (rreth 340-370 mijë euro) për zhvillimin e "Modulit të Arkivës së Rezultateve Zgjedhore". Nuk bëhet fjalë për një certifikim të pastërtisë së kritereve teknike, por për një shmangie klasike të shqyrtimit të meritës së çështjes përmes burokracisë procedurale. 

Procedura e hapur ndërkombëtare u kundërshtua nga operatori ekonomik "INSTANT.AL" SHPK, i cili depozitoi një ankesë zyrtare duke pretenduar se dokumentet e tenderit ishin hartuar në mënyrë disproporcionale dhe kufizuese për garën. 

Sipas operatorit ankimues, KQZ vendosi si kusht skualifikues që kompania fituese të disponojë të paktën 15 inxhinierë e specialistë të diplomuar në degët TIK/Elektronikë/Telekomunikacion, si dhe certifikime specifike me kosto të lartë në sigurinë kibernetike (si CYSA+ apo Cybersecurity Architect). 

Kompania argumentoi se kjo kërkesë përbën një "kostum me porosi":

Një pjesë e madhe e punës në këtë kontratë 3-mujore lidhet me hedhjen e të dhënave (Data Entry) dhe organizimin e arkivës së rezultateve 2000–2025, detyra që nuk kërkojnë diplomë inxhinierike por personel operacional të trajnuar. 

Vendosja e pragut prej 15 inxhinierësh për një kontratë rreth 340 mijë euro eliminon operatorët me përvojë reale në zhvillim softuerësh dhe favorizon trillimisht vetëm ato kompani që kanë struktura të mëdha formale stafesh. 

Certifikimet e kërkuara të sigurisë i përkasin monitorimit të rrjeteve e serverëve (SOC), ndërkohë që projekti është një aplikacion softuerik ku mjafton siguria aplikative (OWASP, ISO 27001). 

Operatori propozoi uljen e kriterit në 5–6 specialistë teknikë dhe përfshirjen e stafit operacional pa kërkesë diplome inxhinierike, për të garantuar një garë të hapur e me konkurrencë të lirë. 

KPP mbyll sytë: Elefanti në dhomë që nuk shihet
Pavarësisht pretendimeve të forta se kriteret e KQZ-së cenojnë barazinë në tender, KPP zgjodhi të mos merret fare me thelbin e ankesës. Përmes Vendimit Nr. 1060/2026, Komisioni e rrëzoi ankesën për shkaqe tërësisht formale: kompani ankimuese nuk kishte depozituar mandat-pagesën e tarifës së ankesës dhe nuk iu përgjigj njoftimit 2-ditor për plotësimin e këtij dokumenti. Mbi këtë bazë administrative, KPP vendosi mospranimin e ankesës dhe i dha të drejtë KQZ-së të vazhdojë me procedurat e prokurimit. 

Pse ngrihen pikëpyetje?
Vendimi i KPP-së lë pas një "hije të madhe dyshimi" mbi mënyrën se si funksionon kontrolli i prokurimeve publike në vend. Edhe pse ligji i jep të drejtën KPP-së të refuzojë ankesat e papaguara, ngritja e kritereve teknike ekskluzive mbetet "elefanti në dhomë" që asnjë institucion nuk pranoi ta shohë. Duke u mjaftuar me rregullin e mandat-pagesës, trupa e KPP-së i shmanget pyetjes kryesore: A ishin kriteret e tenderit të KQZ-së të paracaktuara për një fitues të paracaktuar? 

Përfundimi procedural i lejon KQZ-së të vijojë garën me të njëjtat specifikime kontestuese, ndërsa pyetja nëse tenderi 340 mijë eurosh po kthehet në një prokurim me fitues të parapërgatitur mbetet pa përgjigje nga organet mbikëqyrëse. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme