Politika 29 August 2026, 12:59 Nga VNA

Berisha ngre dyshime për transferimin e Agasit në Bradashesh, por shmang emrin e Suel Çelës

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur pikëpyetje mbi transferimin e biznesmenit Ergys Agasi në paraburgimin e Bradasheshit, duke pretenduar se transferimi mund të ketë pasur një marrëveshje. Ai vijoi më tej duke pretenduar se Agasi duhej të ishte dërguar në kushte më të larta sigurie dhe izolimi, ndërsa e përshkroi paraburgimin e Bradasheshit si një institucion mbi të cilin, sipas tij, kanë ndikim persona të lidhur me Partinë Socialiste.

“Dhe e treta, tani e marrin dhe e çojnë në burgun e Bradasheshit. Hajde tani, më thoni ju mua, se a është e negociuar kjo apo jo? E çojnë në burgun që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela. Në vend se të shkojë në qelitë e sigurisë më të lartë, të izolimit më të thellë, shkon tek Taulant Balla dhe Sara Mila. Ata e kanë burgun si repart të tyre, si seksion të PS-së”, u shpreh kreu i PD-së.

Megjithatë, në deklaratën e tij bie në sy shmangia e përmendjes së drejtpërdrejtë të emrit të Suel Çelës. Ndërsa përmend me emër dhe mbiemër Taulant Ballën dhe Sara Milën, kur vjen te grupi që ai e quan “karteli Çela”, kreu i opozitës ndalet vetëm te mbiemri, pa përmendur Suel Çelën.

Nëse kreu i PD-së disponon informacione që e çojnë në përfundimin se pas transferimit të Agasit qëndrojnë interesa apo ndikime kriminale, mbetet e paqartë përse emrat e disa prej personave artikulohen publikisht, ndërsa emri i Suel Çelës lihet jashtë deklaratës dhe zëvendësohet me formulimin e përgjithshëm “karteli Çela”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme