Politika 29 August 2026, 12:02 Nga VNA

"Liderja botërore e onkologjisë", mburret në Vlorë me lëmoshët e Samir Manes 

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-08-29 at 12.00.34 PM.jpeg

Propaganda e Ministrisë së Shëndetësisë u kujdes me ngulm këto ditë të shpërndante lajmin se ministrja Evis Sala është përzgjedhur si një nga 10 gratë më me ndikim në botë për onkologjinë. Por ndërsa në letra e në njoftime zyrtare pozeohet si udhëheqëse e ndryshimit global, realiteti në terren zbulon se sa prej kartoni është ky shtet: onkologjia në Shqipëri është katandisur aq keq, sa ministria mbijeton e mburret falë lëmoshëve dhe donacioneve të biznesmenëve privatë.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë nxori një njoftim pompoz ku pretendonte se po forcohet shërbimi onkologjik në rrethe, duke hapur pika kimioterapie e duke sjellë kushte dinjitoze. Madje ministrja Evis Sala shkoi edhe më tej me leksione moralizuese për stafin mjekësor:

“Ne, si mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, nuk duhet të lëmë asnjë pyetje pa përgjigje. Duhet të kemi durimin t’u shpjegojmë pacientëve të gjithë informacionin që u nevojitet.”

Por çfarë harron të thotë ministrja e "10 grave më të fuqishme"? Harron të tregojë se ato karrige ku ulen pacientët për të marrë trajtimin nuk i ka blerë shteti shqiptar nga taksat e qytetarëve, por ia ka dhuruar biznesmeni Samir Mane.

I njëjti biznesmen që më parë dhuroi poltronë për Onkologjikun në QSUT, ka njoftuar sot në rrjetin e tij social Instagram se kishte përfunduar edhe pajisjen e spitalit të Vlorës. Në postimin e shpërndarë nga shërbimi zyrtar i Samir Manes shkruhet:

“Following its work in Tirana, @manefoundation has renovated and equipped the Chemotherapy and Palliative Care Unit at Vlora Regional Hospital. This is part of Mane Foundation’s ongoing commitment to upgrading chemotherapy units nationwide, creating more comfortable conditions for patients and their families.”

(Në vijim të punës së tij në Tiranë, Fondacioni Mane ka rikonstruktuar dhe pajisur Njësinë e Kimioterapisë dhe Kujdesit Paliativ në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kjo është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fondacionit Mane për të modernizuar njësitë e kimioterapisë në mbarë vendin, duke krijuar kushte më komode për pacientët dhe familjet e tyre).

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë shet si "reforma e strategji kombëtare" zgjerimin e rrjetit onkologjik, e vërteta është se spitalet publike mbajnë këmbët me poltronët e dhuruar nga privatët.

Është vërtet ironike që një ministre që reklamohet nëpër tituj si "elitë e onkologjisë botërore" të katandiset duke prerë shiritat e karrigeve të falura. Kjo tregon qartë se sistemi shëndetësor shqiptar nuk ka nevojë për tituj e fasada ndërkombëtare, por për një shtet që nuk pret lëmoshën e radhës nga biznesmenët për t'u ofruar pacientëve kushte minimale trajtimi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme