Politika 27 August 2026, 21:24 Nga VNA

Berisha në krah të kryetarëve socialistë rebelë: PD hyn në betejën kundër hartës territoriale të Ramës

Ndaje në Whatsapp
Berisha në krah të kryetarëve socialistë rebelë: PD hyn

Reforma Territoriale nuk është më vetëm një debat për numrin e bashkive. Me thirrjen për mbledhje firmash dhe referendum lokal, Sali Berisha po përpiqet ta kthejë hartën e re të Edi Ramës në një front politik, ku opozita vendoset në krah të kryetarëve vendorë socialistë që po kundërshtojnë shkrirjen e bashkive të tyre.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha u kërkoi degëve të partisë që të nisin mbledhjen e firmave në bashkitë që preken nga reforma. Sipas tij, protesta nuk mjafton dhe duhet kaluar te peticionet, kërkesat ligjore dhe referendumet lokale.

“Pra, protesta po e po, firma në mbrojtje të njësive të qeverisjes vendore”, tha Berisha.

Kjo e vendos PD-në në një pozicion politik interesant: në të njëjtin krah me disa kryetarë bashkish të Partisë Socialiste, të cilët nuk pranojnë të humbasin bashkitë që drejtojnë. Pra, Berisha nuk po mbështet vetëm një revoltë qytetare, por po përfiton nga çarja që harta e re territoriale ka hapur brenda vetë pushtetit vendor socialist.

Bashkitë ku ka pasur protesta, peticione apo kundërshtime publike ndaj shkrirjes janë Divjaka, Dimal, Klosi, Memaliaj, Maliqi, Poliçani, Cërriku, Belshi, Patosi dhe Prrenjasi. Shumica e këtyre bashkive drejtohen nga kryetarë socialistë, çka e bën edhe më të sikletshme për Ramën përplasjen mbi reformën.

Në Divjakë, banorët kanë protestuar për ditë me radhë kundër bashkimit me Lushnjën. Në Poliçan, këshilli bashkiak ka votuar kundër bashkimit me Beratin. Në Cërrik është kërkuar dëgjesë me qytetarët përpara çdo vendimmarrjeje, ndërsa në Maliq, Memaliaj, Klos, Dimal, Belsh, Patos dhe Prrenjas ka pasur reagime kundër humbjes së statusit si bashki më vete.

Këto janë bashkitë ku kundërshtimi ndaj hartës së Ramës nuk vjen vetëm nga opozita, por edhe nga vetë pushteti vendor socialist. Dhe pikërisht këtu Berisha po kërkon të hyjë politikisht: duke u dhënë mbështetje me strukturat e PD-së, mbledhje firmash dhe kërkesë për referendum.

Berisha akuzoi Ramën se po e përdor reformën për qëllime elektorale dhe se ndryshimi i kufijve vendorë pa konsultim real bie ndesh me Kushtetutën dhe me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Me këtë lëvizje, Reforma Territoriale del nga zyrat e qeverisë dhe hyn në një përplasje më të sikletshme politike: Rama përballë opozitës, por edhe përballë kryetarëve socialistë që nuk duan t’i dorëzojnë bashkitë e tyre. Dhe tani këta kryetarë rebelë kanë në krah edhe Sali Berishën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme