Politika 27 August 2026, 13:20 Nga VNA

Berisha e shpall Agasin “mëkëmbës” të Ramës, por PD do vijojë në tryezë me mazhorancën për reformat

Ndaje në Whatsapp

fgbfgb.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar arrestimin e Ergys Agasit, tha se ishte një njeri me pushtet të gjerë brenda qeverisjes së Edi Ramës. Në konferencën për mediat, kreu i PD-së pretendoi se Agasi kishte ndikim në institucione të rëndësishme shtetërore dhe deri në emërimin e ministrave të Brendshëm.

“Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës. Njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave, Lindës së Surrelit apo patronizhtës së AKSHI-t dhe Lindës drejtoreshë ai kontrolloi cdo të dhënë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri. Ergys Agasi ishte dhe është personi që sipas pohimeve verbale ndryshonte, emëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHIK, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë”, tha kryedemokrati.

Por, përtej akuzave që kreu demokrat ngriti ndaj qeverisë, Berisha nuk duket se do të ndryshojnë kursin e PD në dy komisionet e përbashkëta për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Sipas Berishës, PD do vijojë të jetë në tryezë me mazhorancën në komisionet përkatëse, ndërsa njoftoi se hapat e mëtejshëm do të përcaktohen sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

“Padiskutim që ne do t'i përgjigjemi bojkotit të njëanshëm që Edi Rama i bëri reformës territoriale. Qëndrimi ynë tjetër do përcaktohet sot për hapat që do ndërmarrim. Ne nuk tërhiqemi nga refuzimi kategorik i reformës së Edi Ramës. Po shfrytëzojmë çdo lloj hapësire që mund të gjejmë për ta kundërshtuar atë”, tha Berisha.

Kështu, ndërsa jashtë Parlamentit Berisha nuk i kursen akuzat ndaj Ramës me njerëz të lidhur me krimin, brenda institucioneve PD vijon të ulet përballë socialistëve për të negociuar dy prej reformave kryesore politike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme