Politika 27 August 2026, 10:08 Nga VNA

Maks Haxhia takon Ergys Agasin pas arrestimit: “Pa dosjen nuk mbrohemi dot, media e ka fryrë çështjen”

Ndaje në Whatsapp
Maks Haxhia takon Ergys Agasin pas arrestimit: “Pa dosjen nuk mbrohemi

Avokati Maks Haxhia ka folur pas takimit  me Ergys Agasin, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas u transferua në bllokun e sigurisë, pas marrjes në pyetje nga agjentët e BKH-së.

Haxhia tha se takimi kishte si qëllim përgatitjen e mbrojtjes për procesin që pritet të zhvillohet në ditët në vijim lidhur me arrestimin dhe kushtet e tij. Avokati ngriti si shqetësim faktin se mbrojtja ende nuk disponon dosjen hetimore, pavarësisht se, sipas tij, e ka kërkuar prej kohësh.

“Ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh që e kemi kërkuar, kjo nuk ka ndodhur. Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet”, deklaroi Haxhia.

Sipas avokatit, Agasi pretendon se nuk ka përgjegjësi juridike në çështjen për të cilën po hetohet, me argumentin se nuk ka mbajtur funksione publike dhe nuk ka pasur kompetenca në administrimin e financave publike apo në procedurat e tenderimit.

Haxhia kritikoi gjithashtu mënyrën se si është trajtuar çështja publikisht, duke pretenduar se ajo është “fryrë” nga media.

“Këta të fusin në burg, pastaj të bëjnë hetimet. Si ajo historia që të marrin, të presin këmbën dhe pastaj të numërojnë nëse i ke apo jo të dyja këmbët”, u shpreh avokati.

Mbrojtja pritet të njihet me materialet e dosjes dhe të paraqesë pretendimet e saj gjatë procedurave gjyqësore që lidhen me arrestimin e Agasit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme