Politika 27 August 2026, 12:34 Nga VNA

Arrestimi i Ergys Agasit/ Bardhi: Ishte “zëvendëskryeministri në hije” i Ramës, SPAK të zbardhë çfarë dinte dhe regjistroi

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvfvd.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke i kërkuar SPAK që çështja të trajtohet si një hetim me interes kombëtar dhe të zbardhet, sipas tij, mënyra se si është ushtruar pushteti gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi pretendon se Ergys Agasi dhe Belinda Balluku, ndonëse rivalë për pushtet pranë kryeministrit, kanë në dorë prova që mund të rrezikojnë jo vetëm pushtetin, por edhe lirinë e Edi Ramës.

Sipas Bardhit, gjatë 4-5 viteve të fundit Agasi ka luajtur rolin e një “zëvendëskryeministri të paemëruar”, duke vepruar në hije dhe duke pasur dijeni të gjerë mbi mënyrën e funksionimit të pushtetit.

Deputeti demokrat e cilëson arrestimin e Agasit, tetë muaj pas shpalljes së tij në kërkim, si të vonuar, por të mirëpritur. Megjithatë, ai argumenton se arrestimi i një personi nuk mjafton nëse nuk hetohet ajo që ai e konsideron si burimin politik të pushtetit të tij.

“Prandaj, një Ergys më shumë në burg nuk ndryshon asgjë, nëse burimi i pushtetit të tij për të vepruar si grup i strukturuar kriminal, për të përcaktuar vlerat e tenderave publikë, për të korruptuar zyrtarë, për të eliminuar konkurrencën me dhunë dhe për të pastruar paratë e krimit vazhdon të jetë në krye të qeverisë”, shkruan Bardhi.

Ai i kërkon SPAK që përmes hetimit të veprimtarisë së Agasit të zbardhë edhe shtrirjen e ndikimit që ky i fundit dyshohet se ka pasur në institucione, drejtësi dhe media.

“SPAK ka detyrimin që çështjen e Ergys Agasit ta trajtojë si një çështje me interes kombëtar dhe, përmes veprimtarisë së tij kriminale, të zbardhë mënyrën se si Edi Rama ka ushtruar pushtetin. Sa nga pasuria publike ka kontrolluar Ergys Agasi? Deri ku ka depërtuar pushteti i tij në shtet, drejtësi dhe media? Dhe a është Edi Rama në regjistrimet e sekuestruara nga SPAK?”, përfundon Bardhi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme