Politika 28 August 2026, 15:08 Nga VNA

Opozita "bombardon" qeverinë me interpelanca, thërret Lamallarin, Karakaçin dhe Sofjanin për llogari (nëse do jenë akoma në qeveri)

Ndaje në Whatsapp

Opozita ka ndërmarrë një ofensivë parlamentare duke dorëzuar në Kuvend një sërë kërkesash për interpelanca urgjente dhe standarde ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar. Dokumentet e zbardhura nga VNA tregojnë kërkesat e drejtuara Kryetarit të Kuvendit, ku kërkohet llogaridhënie publike mbi çështje të sigurisë, infrastruktures, mjedisit dhe energjetikës.

1. Dhuna policore në protesta
Drejtuar: Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari 

Parashtruar nga: Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (Gazment Bardhi, Belina Këlliçi, Elda Hoti, Ina Zhupa, etj.) 

Kërkesa vjen pas përplasjeve midis forcave të rendit dhe qytetarëve gjatë protestave përpara godinës së Kuvendit, ku u raportuan 17 persona të lënduar (efektivë policie dhe protestues) që morën ndihmë mjekësore në QSUT dhe Spitalin e Traumës. 

"Zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, lidhur me përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve përpara Kuvendit, pasojat shëndetësore të shkaktuara, shoqërimet, pretendimet për dhunë policore dhe masat e marra për hetimin e plotë të këtyre ngjarjeve."

2. Vonesat dhe dështimi me Bypass-in e Elbasanit
Drejtuar: Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi 

Fokusohet te trafiku kronik në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit dhe vonesat me projektin prej 4 kilometrash, kostoja e të cilit luhatet sipas deklaratave publike nga 56 milionë deri në 240 milionë euro. 

"Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, mbi vonesat dhe dështimin e qeverisë për zgjidhjen e problemit të trafikut në hyrje-daljet e qytetit të Elbasanit dhe realizimin e Bypass-it të Elbasanit."

3. Skandali i 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme në Durrës
Drejtuar: Ministrit të Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj 

Parashtruar nga: Deputetët e Partisë Demokratike (Igli Cara, Oerd Bylykbashi, Ledina Mandia, etj.) 

Lidhet me kthimin nga jashtë dhe stacionimin e 102 kontejnerëve (rreth 2,816 tonë mbetje industriale toksike) në periferi të Durrësit pranë zonave të banuara, si dhe zhvendosjen e tyre në një ambient privat me ruajtje private që prej marsit 2026. 

"Kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, mbi situatën e 102 kontejnerëve me rreth 2,816 tonë mbetje të rrezikshme, të stacionuara në periferi të Durrësit, rrezikun për shëndetin e qytetarëve dhe masat për trajtimin përfundimtar të tyre."

4. Kostot dhe menaxhimi i TEC-eve lundruese në Vlorë ("Tigri 1" dhe "Tigri 3")
Drejtuar: Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë 

Parashtruar nga: Deputeti z. Tedi Blushi (Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë) 

Llogaridhënie mbi shpenzimin e dhjetëra milionë eurove (përfshirë një tender të ri prej 20 milionë eurosh për operim e mirëmbajtje) për gjeneruesit termikë lundrues në Vlorë, të cilët kanë prodhuar më pak se 5 ditë të konsumit kombëtar të energjisë. 

"Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë lidhur me kostot, eficiencën dhe përgjegjësinë financiare për projektin e TEC-eve lundruese në Vlorë ('Tigri 1' dhe 'Tigri 3')"

Të gjitha kërkesat janë dorëzuar në këto javë vere, edhe pse vapa gëlon bashkë me lajmet për ndryshime në qeveri. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme