Politika 30 August 2026, 20:49 Nga VNA

Kur Delina Ibrahimaj gjen edhe “humbës të lumtur” për të justifikuar garën false të 6 milionë eurove për start-up

Ndaje në Whatsapp
Kur Delina Ibrahimaj gjen edhe “humbës të lumtur” për

Pas pikëpyetjeve të ngritura për listën e fituesve të Startup Albania, Ministria ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën më të çuditshme të mundshme: Jo me dokumente, jo me sqarime për kriteret, jo me transparencë të plotë mbi vlerësimin, por me një aplikant që nuk ka fituar dhe që del i kënaqur nga fakti që nuk ka fituar.

Ministrja Delina Ibrahimaj ka publikuar sot historinë e Kreshnikut, një aplikant që këtë herë nuk ishte mes fituesve të Startup Albania, por që sipas saj vlerëson transparencën e procesit dhe u bën thirrje të rinjve të aplikojnë. Pra, në kulmin e debatit publik për mënyrën se si janë ndarë rreth 6 milionë euro fonde publike, ministria nuk sjell përgjigje për fituesit problematikë, por një dëshmi morale nga një humbës i lumtur.

Mesazhi është i bukur në pamje: çdo ide meriton një mundësi, çdo aplikim është një hap përpara, të provosh, të marrësh feedback, të rikthehesh më i fortë. Por problemi nuk është motivimi i të rinjve. Problemi është nëse paratë publike janë ndarë sipas kritereve, nëse fituesit i plotësojnë kushtet, nëse projektet janë realisht startup-e dhe nëse procesi ka qenë aq transparent sa po reklamohet.

Edhe më interesante është fjalia tjetër e ministres: “Këtë vit, 20 startup-e fituese kishin aplikuar edhe më parë. U rikthyen, përmirësuan projektet e tyre dhe ia dolën.” Në vend që kjo të shuajë dyshimet, i shton ato. Sepse pyetja që shtrohet nuk është nëse dikush ka të drejtë të aplikojë më shumë se një herë, por pse emrat dhe projektet përsëriten, si janë vlerësuar, çfarë ndryshoi realisht nga një thirrje në tjetrën dhe pse publiku duhet të mjaftohet me postime motivuese, kur bëhet fjalë për miliona euro nga buxheti.

Në një proces normal, ministria do të publikonte tabelat e plota të pikëzimit, arsyetimin për çdo fitues, përputhjen me kriteret e rregullores dhe dokumentacionin që justifikon financimin. Në vend të kësaj, na ofrohet një histori suksesi pa sukses: Një aplikant që nuk fitoi, por që shërben për të certifikuar lumturinë e procesit.

Kjo është ndoshta faza më e re e komunikimit publik: Kur nuk bind dot me fituesit, del dhe bind me humbësit. Dhe kur nuk i jep dot përgjigje pyetjes kryesore se kush i mori paratë dhe pse, e kthen debatin në “startup journey”. Vetëm se këtu nuk po flasim për një seminar motivimi. Po flasim për fonde publike. Dhe për fondet publike nuk mjafton një video, një buzëqeshje dhe një aplikant që thotë se është i lumtur që nuk fitoi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme