Politika 30 August 2026, 11:18 Nga VNA

Ogerta rinis fushatën për Tiranën, i shuan shpresat Braçes që kërkon garë brenda PS për kandidatin

Ndaje në Whatsapp
Ogerta rinis fushatën për Tiranën, i shuan shpresat Braçes

Përmes një takimi të zhvilluar sot në kryeqytet, Ogerta Manastirliu ka rinisur zbarkimin në terren, duke shprehur qartë vullnetin e kryeministrit Edi Rama për drejtimin e Tiranës. Në fokus të nisjes së këtij aksioni të ri ishte vizita e saj në familjen Nurçe, ku Manastirliu u shpreh se ishte “Me dibranë të Tiranës, që e dinë mirë ç’do të thotë dera e hapur dhe mikpritja. Në familjen Nurçe, për të biseduar nga afër, për familjen, lagjen dhe përditshmërinë e tyre. Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje”.

Ky aktivizim i drejtpërdrejtë vjen në një moment specifik politik brenda kampit të shumicës. Plani i Edi Ramës që Tiranën t’a drejtojë Manastirliu ka qenë i shpallur që pas arrestimit të Erion Veliajt, me Manastirliun që ka qëndruar përherë pranë kryeministrit. Pavarësisht se zgjedhjet e parakohshme u anuluan, angazhimi i saj në terren ka mbetur konstant.

Nga ana tjetër, sfondi politik brenda Partisë Socialiste është karakterizuar nga zhvillime paralele. Deputeti Erjon Braçe ka shpallur hapur ambicien e tij për të kandiduar në emër të PS-së për Tiranën dhe ka kërkuar publikisht zhvillimin e primareve brenda partisë për zgjedhjen e kandidatit. Megjithatë, kryeministri Edi Rama kurrë nuk i ka komentuar deklaratat apo pretendimet e Braçes, duke vijuar të rikonfirmojë me veprime planin e tij politik me Manastirliun në krye të punëve të Tiranës.

Citimi i plotë i postimit të sotëm:

Me dibranë të Tiranës, që e dinë mirë ç’do të thotë dera e hapur dhe mikpritja.❤️
Në familjen Nurçe, për të biseduar nga afër, për familjen, lagjen dhe përditshmërinë e tyre. Për punët e kryera dhe për disa kërkesa të drejta që i dëgjova, për t’u rikthyer së shpejti me përgjigje🤝
#BESA🇦🇱🦅🇪🇺
#PraniaBesnike🌹
#PasqyrAlbania🏃‍♀️📲💻👩‍⚖️🧑‍🌾”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme