Politika 31 August 2026, 09:36 Nga VNA

Si e shpëtoi Belinda Balluku mandatin dhe veten nga prangat më 2 korrik, kur opozita vendosi të flinte gjumë....

Ndaje në Whatsapp

Në 2 korrik, punimet parlamentare shkaktuan më shumë lajme nga jashtë sallës, sesa brenda saj. 

Protestues që gjuanin me vezë makinat e deputetëve, policë të gjakosur dhe protestues të arrestuar. 

Në të njëjtën ditë, demokratët vendosën të bojkotojnë seancën plenare, duke tërhequr edhe ata pak deputetë që kishin hyrë fillimisht në sallë.

PD kërkoi që në rendin e ditës të përfshiheshin me procedurë të përshpejtuar 4 nisma ligjore:  Projektligji për shfuqizimin e paketës së investimeve me status special / strategjik; Projektligji për shfuqizimin e amendamenteve në ligjin për zonat e mbrojtura;  Projektligji për shfuqizimin e "Paketës së Maleve";  Projektligji për shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për trashëgiminë kulturore. 

Në mungesë të opozitës, seanca zgjati rreth dy orë dhe mazhoranca miratoi e vetme nismat në rend dite. 

Deri këtu, asgjë e panjohur. Por lajmi i vërtetë është ajo që ndodhi teksa PD iki në seli, dhe kamerat ishin në oborr për të parë se si protestuesit e policët gjakosnin njëri-tjetrin. 

Në hështje, Belinda Balluku hyri në sallën plenare dhe mori pjesë në votim duke rinovuar mandatin e saj edhe 6 muaj të tjerë, të paktën deri në 2 shkurt 2027, kohë gjatë së cilës ajo nuk arrestohet dot sepse ka imunitet, dhe gjithashtu nuk ka pse të vijë në Kuvend, të përballet me opozitën. 

Ajo kishte ardhur për herë të fundit në Kuvend më 19 janar, dhe nëse nuk do të shfaqej për votim deri më 19 korrik, do të humbiste mandatin. 

Balluku shfrytëzoi shpërqëndrimin mediatik dhe gjithashtu idenë brilante të opozitës për bojkot, për të fituar kohë dhe imunitet. 

Deri atëherë, ajo kishte munguar në Kuvend për të shmangur përplasjet me demokratët dhe opozitarët e tjerë. 

Keshtu SPAK, nuk i afrohet dot, edhe pse ka kërkuar ta arrestoje per nje sere abuzimesh me tenderat. 

 

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme