Bota 9 April 2025, 14:34 Nga VNA

Kina vendos tarifë 84% SHBA-së

Ndaje në Whatsapp
Kina vendos tarifë 84% SHBA-së

Kina njofton vendosjen e një tarife prej 84% për importet nga SHBA, e cila do të hyjë në fuqi të enjten, pas vendimit të Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 104% mbi mallrat kineze që hyjnë në SHBA.

Kjo tarifë kineze shënon një rritje nga 34%, që ishte në fuqi më parë për importet amerikane. Pekini nuk po tërhiqet, raporton korrespondenti i BBC në kryeqytetin kinez.

Ndërkohë, tarifa më të larta janë vendosur për importet në SHBA nga 60 vende të tjera, të cilat Trump i cilëson si “shkelësit më të këqij” në tregti.

Trump deklaron se vendet e prekura po i telefonojnë dhe po “më luten për marrëveshje”.

Gjendja e tregjeve: Tregjet evropiane vazhdojnë rënien pas njoftimit të fundit të Kinës. Investitorët, nga ana tjetër, po shesin obligacionet afatgjata të qeverisë amerikane, që zakonisht konsiderohen si një “strehë e sigurt” për kapitalin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme