Bota 7 April 2025, 15:26 Nga VNA

Adoleshenti palestinezo-amerikan i vrarë nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor, SHBA ende pa reagim

Ndaje në Whatsapp
Adoleshenti palestinezo-amerikan i vrarë nga ushtria izraelite në

Një shtetas palestinezo-amerikan 14-vjeçar mbeti i vrarë të dielën nga një sulm i ushtrisë izraelite në Bregun e Pushtuar Perëndimor, ndërsa dy adoleshentë të tjerë palestinezo-amerikanë, të moshave 14 dhe 15 vjeç, mbetën të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ushtria izraelite deklaroi se hapi zjarr ndaj adoleshentëve gjatë një operacioni të cilësuar si “kundër terrorizmit”. Sipas udhëheqjes ushtarake të Tel Avivit, tre persona u panë duke hedhur gurë në një rrugë kryesore, duke rrezikuar jetën e civilëve, dhe kjo justifikoi ndërhyrjen. Për të mbështetur këtë pretendim, ushtria izraelite publikoi gjithashtu një video.

Ngjarja ndodhi ndërsa Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me vrasjen e shtetasit palestinezo-amerikan.

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi që prej nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, disa shtetas palestinezo-amerikanë janë vrarë në Bregun e Pushtuar Perëndimor. Kjo ka ngritur shqetësime në rritje mbi mungesën e llogaridhënies nga ana e Tel Avivit.

Operacionet ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor janë intensifikuar që nga fundi i janarit, pas ndërprerjes së armëpushimit në Gaza. Deri më tani, rreth 40 mijë palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në këtë zonë. Ndërkohë që Izraeli pohon se është nën shënjestrën e grupeve militante palestineze, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësim për përdorimin e dhunës pa dallim ndaj civilëve dhe militantëve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme