Bota 8 April 2025, 15:09 Nga VNA

Kina i përgjigjet Trump: Nuk tërhiqemi, do ta luftojmë këtë betejë tregtare deri në fund!

Ndaje në Whatsapp
Kina i përgjigjet Trump: Nuk tërhiqemi, do ta luftojmë

“Nuk tërhiqemi dhe do të luftojmë deri në fund.” Ky është reagimi i fortë i Kinës pasi Presidenti Amerikan, Donald Trump, kërcënoi Pekinin me tarifa shtesë prej 50% ndaj ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në Kinë deklaroi se kërcënimi i Washingtonit për përshkallëzim të tarifave është “një gabim mbi gabim”, që sipas tij ekspozon edhe një herë tjetër natyrën shantazhuese të Shteteve të Bashkuara.

“Kina nuk do ta pranojë kurrë diçka të tillë. Nëse SHBA vendos tarifa të reja, atëherë Kina do të ndërmarrë të njëjtët hapa hakmarrës ndaj Washingtonit. Ne do t’i shkojmë kësaj lufte tregtare deri në fund,” u shpreh zëdhënësi.

Trump tronditi ekonominë botërore javën e kaluar me një paketë tarifash gjithëpërfshirëse, që kanë ngritur frikën e një recesioni global dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra, madje edhe nga brenda Partisë Republikane.

Në kulmin e tensioneve, Pekini – rivali kryesor ekonomik i Uashingtonit – bëri të ditur se tarifat hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane do të hyjnë në fuqi këtë të enjte.

Ministria e Tregtisë në Kinë ka përsëritur edhe një herë se Pekini mbetet i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se “nuk ka fitues në një luftë tregtare”.

Ndërkohë, tregjet globale nisën të reagojnë. Bursat Europiane dhe ato Aziatike pësuan një rritje të lehtë nga 1 deri në 2% këtë të martë, pas tri ditësh të një tronditjeje që solli humbje me vlerë miliarda dollarësh.

Edhe çmimet e naftës shënuan rritje të lehtë, ndonëse ato vazhdojnë të mbeten në nivelin më të ulët të katër viteve të fundit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme