Bota 8 April 2025, 11:47 Nga VNA

Audi ndërpret eksportet në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Audi ndërpret eksportet në SHBA

Ndryshe nga shumë prodhues të tjerë gjermanë të automobilëve, Audi nuk ka fabrika të vetat në SHBA. Të gjitha automjetet Audi për tregun amerikan dërgohen në SHBA prej Gjermanisë dhe disa vendesh të tjera. Tani kompania Audi i ka ndaluar të gjitha dërgesat për në SHBA. Arsyeja janë tarifat doganore të vendosura  javën e kaluar për mbarë botën nga presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas një raporti të portalit Automobilwoche vendimi i Audit vlen për të gjitha automjetet e porositura në SHBA pas datës 2 prill. Automjetet e markës Audi që kanë mbërritur në SHBA para kësaj data do t'u dorëzohen klientëve sipas planit. Portali Automobilwoche i referohet një letre të brendshme që u është drejtuar tregtarëve me pakicë të automjeteve në SHBA. Këtë e ka konfirmoi tani edhe një zëdhënëse e kompanisë Audi.

Kompania Audi i dërgon automjetet e saj në SHBA nga Gjermania, Hungaria dhe Sllovakia. Po ashtu në Meksikë prodhohet modeli "Q5" - që është bestseller në SHBA.

Aktualisht kompania Audi ka në magazinat e saj në SHBA më shumë se 37,000 makina Audi. Këto automjete nuk preken nga tarifat e reja. Për këtë arsye ato do të pajisen me një shënim të posaçëm kur të shiten.

Kompania Audi po mendon tani se si t'u sigurojë shitësve me pakicë mundësi dhe impulse të reja për shitjen e makinave Audi që gjenden në magazina në SHBA. Po ashtu kompania po analizon mënyra se si mund të minimizohet ndikimi i tarifave të reja doganore tek klientët dhe partnerët tregtarë.

DWShqip

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme