Bota 9 April 2025, 09:36 Nga VNA

“Është koha për të mbyllur UNMIK-un”, ambasadori i SHBA në KS: Njohja e ndërsjellë, qëllim i dialogut

Ndaje në Whatsapp
“Është koha për të mbyllur UNMIK-un”, ambasadori

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, ka kërkuar shpërbërjen e misionit të UNMIK-ut, duke thënë se mandati i saj ka skaduar dhe nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës.

“Koha për të mbyllur UNMIK-un ka ardhur. Rekomandojmë që UNMIK-u të fillojë të transferojë funksionet e veta te agjencitë e tjera të OKB-së në terren, që kanë funksion më të mirë për këtë punë. Ashtu që procesi drejt përfundimit të jetë gradual, jo i pa parashikuar. SHBA kërkon që të zbusë shpenzimet e panevojshme. UNMIK është mision paqeruajtës ‘pa paqeruajtës’. 89% e buxhetit shkon për pagat e punëtorëve, edhe pse misioni prej shumë vitesh e ka tejkaluar mandatin e vet. SHBA i bën thirrje shteteve anëtare që ta rishikojnë këtë mandat, që së bashku të fillojmë një përmbyllje konsistente”, ka thënë ai.

Ai ka bërë thirrje për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke theksuar se ajo që duhet në këtë mes është njohja e ndërsjellë dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme