Kronika 13 June 2025, 09:49 Nga VNA

Halit Valteri dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojit

Ndaje në Whatsapp
Halit Valteri dëshmon në GJKKO për atentatin ndaj Arjan Ndojit

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj te mbikalimi i Shkozetit. Në atentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa u plagosën Ndoj dhe miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi, një personazh me shumë dritëhije në botën e krimit. Valteri ka publikuar pamjet e atentatit dhe ka bërë disa deklarata. Dervishaj po përballet me drejtësinë pasi u ekstradua nga Dubai. Si ekzekutor në këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm Redian Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme