Kronika 12 June 2025, 13:07 Nga VNA

Ilir Proda “mburret” me meritat e një marrveshjeje që nuk i takon

Ndaje në Whatsapp
Ilir Proda “mburret” me meritat e një marrveshjeje që nuk

 

Ilir Proda, po përpiqet të marrë meritat për një arritje që nuk i takon. Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka shpërndarë në media një foto të tijën me drejtuesin e Interpolit duke u mburrur pa arsye se tashmë bosët shqiptarë të krimit nuk do ta kenë më aq të lehtë në aktivitetet e tyre kriminale.

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe. “Të fortët” shqiptarë në Dubai, që dikur ishin të paprekshëm, sot po dëbohen drejt Shqipërisë me një marrëveshje që duket se është arritur më shumë se dy vite më parë. Atëherë kur Proda nuk ishte drejtor i përgjithshëm.

Ky i fundit thjesht po korr një sukses të një procesi që ka nisur shumë kohë përpara se të merrte postin si kryepolic i vendit. Mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është lidhur askund një marrëveshje ekstradimi, por përmes mosrinovimit të dokumentave, apo dëbimit jashtë vendit, bosët shqiptarë të krimit, prej një viti e gjysmë po sillen në vendin tonë, njëri pas tjetrit.

Dhe, siç e kanë zakon zyrtarët e lartë në Shqipëri, çdo proces që rezulton i suksesshëm e paketojnë si sukses personal. Ndoshta Ilir Proda në nxitim e sipër ka harruar që ende telefoni i tij personal ndodhet në zyrat e SPAK për një hetim që ka lidhje me dyshimet për dekonspirimin e një aksioni të prokurorisë së posaçme kur ai ishte drejtues në Elbasan. Ndaj, këto daljet mburravece dhe njoftime qesharake nuk i shkojnë një drejtuesi policie që, së pari, i takon të sqarojë pozicionin e tij me drejtësinë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme