Kronika 11 June 2025, 22:34 Nga VNA

Një muze në kujtim të Martin Canit, nëna e të ndjerit: T’i ofrojmë komunitetit një hapësirë reflektimi

Ndaje në Whatsapp
Një muze në kujtim të Martin Canit, nëna e të ndjerit:

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u shpreh e tronditur me publikimin e pamjeve të sherrit mes të miturve, ku për pasojë humbi jetën Martini, ajo zbuloi për herë të parë projektin që së bashku me bashkëshortin kanë ndërmarr në kujtim të Martinit.

Floriana Cani u shpreh se do e kthejnë katin e parë të shtëpisë së tyre në një muze, ku Martini, do qëndrojë i gjallë përmes kujtimeve të tij. Sipas saj, qëllimi është të ruajnë kujtimet e djalit dhe t’i ofrojnë komunitetit një hapësirë reflektimi.

 

Floriana Cani u shpreh se do e kthejnë katin e parë të shtëpisë së tyre në një muze, ku Martini, do qëndrojë i gjallë përmes kujtimeve të tij. Sipas saj, qëllimi është të ruajnë kujtimet e djalit dhe t’i ofrojnë komunitetit një hapësirë reflektimi.

“Ne po bëjmë një muze, në katin e parë të shtëpisë. Ti mbajmë të gjitha kujtimet e Martinit edhe në qoftë se dëshiron dikush të pi një çaj, një kafe, një ujë apo të shoh ato që Martini me të vërtetë ishte një fëmij inteligjent, ishte një fëmij i jashtëzakonshëm. Ai ka shkresat e veta, ka librat që ka plotësuar, ka të gjitha sendet e veta, edhe ne duam që kjo të bëhet nëpërmjet fotove, nëpërmjet gjitha atyre cilësive që Martini kishte, të kthehet dhe në një simbol për fëmijët e tjerë që mos të ndodhin gjëra të tilla. Ideja ishte e bashkëshortit, sepse uën kam qenë në një gjendje traunme dhe koma vazhdoj dhe biseduam dhe ramë dakord. E kemi një ambient të përshtatshëm për këtë pjesë dhe vendosëm ta bëjmë. Edhe me fusha të vogla sporti, edhe me ambiente të mjaftueshme besoj. Ia ruaj me fanatizëm të gjitha sendet e veta. Sa më shpejt të bëhet, aq më shpejt do ta hapim. Tani kemi marrë projektin dhe ai që ka mundësi kush dëshiron të kontribojë nëpërmjet kësaj ideje, është i mirëpritur” – tha Florina Cani.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme