Kronika 12 June 2025, 22:50 Nga VNA

Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë/ Në makinë 4 persona nga një familje, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në autostradën Milot-Thumanë/ Në

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Milot-Thumanë.

Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 persona nga një familje, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Për arsye ende të paditura automjeti i përfshirë në aksident ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa të plagosurit janë dërguar me autoambulanca në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme