Politika 16 May 2024, 22:25 Nga VNA

“Gabim shumë i madh”, Rama tregon çfarë i tha Veliajt pasi doli nga SPAK

Ndaje në Whatsapp
“Gabim shumë i madh”, Rama tregon çfarë i tha

Kryeministri Edi Rama ka treguar për emisionin “Opinion” se çfarë ka biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë u paraqit në SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Pas daljes nga SPAK, Veliaj sulmoi disa gazetarë dhe analistë të cilët sipas tij, e kishin sulmuar në studio televizive.

Për këtë, Rama deklaron se i ka thënë Veliajt se ka bërë shumë gabim që ka sulmuar analistët dhe gazetarët. Sipas Ramës, sulmet e tyre nuk janë të denja për një person që ka poste të larta si Veliaj.

“Po, i thashë. Gabim shumë i madh. Sepse unë personalisht kam pasuar shumë herë reagime ndaj medias. Por, nuk kam sulmuar kurrë një me emër, një person, sepse këto sulme nuk janë sulme të denja për kë do qoftë që ka një funksion të lartë dhe që ka një raport që lidhet me rolin e tij institucional.

Mesazhet për Veliajn i kam të thjeshta fare, një tekst, telefonatë, një mesazh, një takim. Që unë nuk mbroj… Unë këtë e kam thënë 1 mijë herë, jo po prapë se shiko. Unë jam ndryshe. Ky është thelbi dhe ju nuk doni ta pranoni, ok mos e pranoni. Jam ndryshe mor shok, jam ndryshe. Unë ato gjëra që them i mendoj” – tha Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme