Politika 16 May 2024, 19:52 Nga VNA

Deputeti Agron Çela një orë në SPAK, ja arsyeja

Ndaje në Whatsapp
Deputeti Agron Çela një orë në SPAK, ja arsyeja

Deputeti socialist Agron Çela është pyetur në SPAK për afro një orë.

Burime për VNA.al bëjnë me dije se Çela ka qenë i thirrur për një përplasje që mësohet të ketë ndodhur në një lokal. Nuk dihen shumë detaje për ngjarjen, por kjo mësohet të jetë arsyeja.

Kujtojmë se deputeti i PS ka qenë në nëntor të vitit të shkuar në SPAK, i cili ishte thirrur për t’u pyetur për dosjen CEZ-DIA.

Agron Çela ka qenë ish-deputet i LSI dhe në zgjedhjet e 2021-it kaloi në Partinë Socialiste ku u zgjodh deputet i Shkodrës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme