Politika 16 May 2024, 17:46 Nga VNA

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese cakton datën e

Gjykata Kushtetuese do te shqyrtojë në një seancë më datë 21 qershor kërkesën e PD për mandatin e e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Bashkëshorti i Xhackës ish deputeti Artan Gaci ka fituar statusin e azilantit politik mbi nje pronë të falsifikuar. Për këtë çështje është arrestuar ish kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro.

Padia u dorëzua tre javë më parë nga deputeti i Rithemelimit, Gazment Bardhi. Kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Kërkesa e opozitës u rrëzua me 72 vota kundër të Partisë Socialiste në mazhorancë, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme