Politika 16 May 2024, 15:27 Nga VNA

Deklarata e Aleksandër Vulin, përgjigjet Rama: Pas të 40-ve çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka

Ndaje në Whatsapp
Deklarata e Aleksandër Vulin, përgjigjet Rama: Pas të 40-ve

Në një prononcim për mediat nga Kotori, kryeministri, Edi Rama, para kthimit nga Samiti Rajonal i Ballkanit Perëndimor me BE, foli për deklaratën e Aleksandër Vulin.

Rama u përgjigj duke thënë se pas të 40-ve sicili mban përgjegjësi për fytyrën e tij.

“Një njëri i mençur ka thënë se pas të 40-ve cdo njëri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që e ka thënë, mendoj se nuk meriton asnjë koment” – tha Rama.

Në lidhje me tubimin dhe për emocionet që përjetoi, Rama tha se i vjen keq vetëm përpjekjen absurde për të cilësua takimin si takim të bërë me autobusët e administratës.

“E vetmja gjë që më vjen keq është përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë cdo lloj marrëzie, por jo të vërtetën për arsye politike, atë vallë kuqezi në zemër të Athinë, si një takim të bërë më autobusët e administratës. Ne vjen  keq se lëndohet, dinjiteti, sedra dhe zemra e të gjithë atyre që kishin ardhur atje. Aty erdhën persona që nuk kishin fare lidhje me politikën, madje edhe persona që ishin të njohur se i përkisnin palëve të tjera politike. Ai takim do të mbetet gjithmonë në mendjen time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie” – tha Rama.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme